Sara dhe Erindi morën shumë kritika nga juria natën e sotme të “Dancing With the Stars”.

Ata kërcyen pasodoble, nën tingujt e këngës së Imagine Dragons – Believer.

Përveç se u pengua në fund me takën dhe fustanin, Olta, anëtarja e jurisë, u shpreh se fustani ishte problem gjatë gjithë performancës.

Olta: “Pate një siklet me fustanin. Më fute një siklet duke të parë, sikur të bezdiste, sikur nuk ishte mësuar. Nuk e kam fjalën për kapjen e takës. Kishe ca kalime këmbësh mbrapa, sikur i le… Ky fustani, mënyrën si e organizove më futi në siklet. Nuk më erdhi performanca ashtu siç duhet.”

Sara: “Ke të drejtë.”

Olta: “Duhet të kërkojë nga vetja gjithmonë e më shumë.”

Valbona: “Të jem e sinqertë nuk e pata magjinë e natës së parë. Ndoshta nuk është zhaneri yt.”

Sara: “Është e vërtetë, por jam munduar dhe kam bërë maksimumin tim.”

Lori: “Është koshiente që nuk na erdhi në pasodoble si performanca e natës së parë, kishte shumë mangësi.”

Iliri: “Ke ngelur te valsi i javës së shkoi. Këmbët mund të mos përgjigjen por duhet të punosh më shumë me krahët dhe kokën.”

Vlerësimi i jurisë ishte i dobët pasi Valbona Selimllari e vlerësoi me 6 pikë/ Lori Bala: 4 pikë / Ilir Shaqiri: 3 pikë / Olta Gixhari: 5 pikë.

Me gjithsej 18 pikë çifti u vlerësua shumë më pak se javën e kaluar, ku mori plot 26 pikë.

Sarën dhe Erindin, mund t’i votoni në numrat që shfaqen vazhdimisht në ekran, me kodin e tyre VIP4.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA