Pak orë na ndajnë nga nata e dytë e spektaklit më të madh të kërcimit, “Dancing With The Stars Albania”.
Konkurrentët vazhdojnë provat në palestër, për të bërë më pas gati për shfaqjen, që nis transmetimin live, në orën 21:00 në Top Channel.
Për Sardin, pjesa më e vështirë e kësaj koreografie është të futet në rolin e personazhit dhe të transmetojë emocion. Erisa e këshillon të futet në gjendje e të duket sikur po vuan
“Futu në gjendje, vuaj me veten tënde, mos bëj humor se del nga gjendja. Ndje sikur ke gozhdë në këmbë, sikur të bezdisin rrobat e trupit”.
Balerina i kujton konkurrentit se javën e kaluar dolën të parafundit në renditje, kështu që duhet të punojnë shumë të për t’i shpëtuar eliminimit.
Ndërsa, Juliana ankohet nga koreografitë e vështira që i jep partneri i saj, Dioni.
Juliana: Sa të vështirë e ke këtë koreografi të ma bësh?
Dioni: Mos pyet për gjëra të lehta
Juliana: Të lehta nuk i dua
Dioni: Unë do të bëj vetëm gjëra të vështira, nga unë nuk do të presësh gjëra të lehta
Juliana: Të lehta nuk i dua, por të paktën…
Dioni: Çfarë do ti më ngadalë?
Juliana: Nejse s’ka gjë se unë i çmontoj të gjitha
Dioni: Do shikoni që Xhuli, sidomos në procesin e provave do t’i dalë shpirti
Juliana: Çfarë shpirti, se unë kam dy shpirtra
Sipas Julianës, balerini ka ego të fortë dhe kjo pengon bashkëpunimin mes tyre. Megjithatë, konkurrentja shpreh ambicien për të marrë edhe këtë herë më shumë pikë, ashtu si natën e parë të spektaklit.
Top Channel