Juliana dhe Dion e kanë hapur mbrëmjen e sotme me një quickstep.

Vlerësimet e jurisë ishin kryesisht pozitive, ndërsa me pikët nuk rezultoi kështu pasi morën 27 pikë, aq sa natën e parë.

Komentin e nisi Iliri, i cili tha se “i ngjeshet” Dionit, balerinit të saj, nga pas, por ka përmirësim.

Ilir: Jo mendoj që je përqendruar shumë. I ngjeshesh shumë Dionit dhe gjithë figura jote artistike i është dedikuar atij. Gjithsesi ke një rrije por interpretimi nuk është ky.

Olta: Ishte kërcimi i duhur për të hapur mbrëmjes e sotme, ke përmirësime nga mbrëmja e shkuar. Në disa momente u duk sikur Dioni të tërhiqte, sikur po e ndiqje. Në interpretime po më pëlqeve por u duk sikur e ekzagjerove pak

Valbona: Dëgjova Dionin që i thoje që je për 40, por do vijë ai moment. Duhet të krijojë vetëbesimin dhe lirinë. Pjesën e shpatullës e ka goxha të lirë. Ka disa momente që lirohet por e ka nga pasiguria. Por te 40 do shkosh.

Lori: Me sa vë re më kanë akuzuar kot për fashiste sepse më pëlqeu shumë. Këmbë shumë të shpjeta, shumë të lehta. Mbajtja e kokës dhe shpinës ishte ok.

Valbona e vlerësoi performancën me 7 pikë/  Lori me 8 pikë / Iliri me 5 pikë / Olta me 7 pikë = 27 pikë

Juljana i pranoi kritikat me pozitivitet.

Juliana dhe Dion kanë kodin VIP5. Merrni telefonat në duar dhe nëse mendoni edhe ju se ata meritonin 40 pikë sonte, jepuni mbështetjen tuaj.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA