Drejtori i programeve të zhvillimit të pilotëve të Red Bullit, Helmut Marko, dha një intervistë për median gjermane, ku foli për situatën e Sergio Perez.
80-vjeçari pranoi se meksikanit i duhet një ndryshim në karrierën e tij, ku nuk ngurroi të fliste për pikat e dobëta të 33-vjeçarit:
“Sergio është një pilot shumë i mirë, por rasti i tij është i ngjashëm më atë të Pierre Gasly në vitin 2019. Krahasimi me Max Verstappen nuk qëndron. Besoj se Perezit do t’i bënte mirë një ndryshim klime dhe skuadre. Do të shohim së çfarë do të ndodhë në dy garat e ardhshme”.
Pas fitimit matematikisht të titullit nga ana e Max Verstappen, te Red Bulli po mendojnë për një shok skuadre që mund të rivalizojë disi holandezin dhe të sjellë më shumë pikë në skuderinë austrikake. Sipas medias raportohet se emri i Liam Lawosn është në krye të dëshirave të drejtuesve. 21-vjeçari ka treguar shumë cilësi në radhët e AlphaTauri. Mbetet për t’u parë interesimi në drejtim të pilotit nga Zelanda e Re.
Top Channel