Maestro Armaldo Kllogjeri mezi e priste të ngjitej në skenën e “Dancing With The Stars” me partneren e tij Marianën, për të kërcyer si një latino i vërtetë.

“Ai sot ka qenë një Maestro i vërtetë, një kavalier i vërtetë. Po ç’qejfli je kështu aman, sa bukur e shihje Marjanën nga fillimi deri në fund. Maestro, kam frikë se më mirë se kaq nuk do të shoh. Të shkon shumë valsi, aq shumë të ngjit sa s’ka. Megjithatë, nuk mund ta mohoj që mezi po pres paso doble nga ty”- tha Olta, duke e vlerësuar Maestron me 7 pikë.

“Armaldo, valsi të shkon përshtat sepse je edhe këngëtar operistik. Kur del në skenë dhe performon valsin, postura jote pozicionohet. Ishe në arenën tënde këtu. Unë e shijova, edhe ti e shijove shumë. Energjia jote erdhi edhe tek ne”– u shpreh Valbona, duke e vlerësuar Armaldon me 7 pikë.

“Maestro më pëlqeu shumë postura jote, është vështirë të ruhet postura në një vals. Do të doja pak mjekrën më lartë, ndërsa shikoje gjithë kohën Marianën. Por më kryesorja në vals, rrëshkitja e hapave që nuk u bë”- u shpreh Lori, duke i dhënë 6 pikë Maestros.

“Shumë sinqerisht, nëse unë do të këndoja ashtu si kërceu Maestro valsin do të isha shumë i realizuar në jetën time artistike. Pati një ndjeshmëri, pasion, dedikim”– tha Iliri, duke i dhënë 6 pikë.

26 pikë për Armanldo Kllogjerin, megjithatë Maestro e kishte të pamundur të largohej nga skena pa përshëndetur publikun e tij, duke i ftuar ata të votonin këtu VIP 11.

“Këtu nuk lejohen përshëndetjet por unë dua të bëjë një përshëndetje. Yjeeee, ju që na shihni nga ekrani, ju lutem votoni VIP 11. Ju dua shumë, ju jeni më të mirët. Ju jeni ata që na gjykoni ne. Këta janë profesionistë, por unë ju dua juve”- tha Maestro.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA