E veshur me një fustan glamour, Emina Çunmulaj mahnit të gjithë me pamjen e saj në “Miss USA 2023”!

30/09/2023 14:11

Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj, ka qenë anëtare e jurisë në kompeticionin e bukurisë në Amerikë “Miss USA 2023”, që u mbajt në në Grand Sierra Resort në Reno, Nevada.

51 miss-e nga çdo shtet i SHBA morën pjesë në këtë konkurs që konkurruan në raunde të ndryshme duke përfshirë rroba banje, fustane mbrëmje dhe intervista. Vajza që fitoi kurorën këtë vit ishte Noelia Voigt nga Utah, e cila mori kurorën nga Miss USA Morgan Romano nga Karolina e Veriut.

Por e gjithë vëmendja ka qenë tek modelja shqiptare, e cila ka mahnitur të gjithë me paraqitjen e saj, duke u bërë shqiptarja e parë në krye të një kompeticioni të tillë. Ajo ishte krah emrave shumë të njohur siç janë sipërmarrësi i bukurisë dhe themeluesi i One/Size Beauty Patrick Starrr, stilistja Nicole Miller dhe aktorja Vivica A. Fox.

Në një postim në Instagram, para se të niste konkursi modelja shprehet e emocionuar dhe se do e kishte shumë të vështirë për të vendosur se cila do ishe fituesja e kurorës për shkak se të gjitha konkurrentet ishin të bukura.

Ajo shihet një fustan të gjatë, pa lidhëse e pa mëngë, i detajuar në pjesën e përparme me disa lule te mëdha, ku shfaq trupin elegant të modelës. Në një prej fotove, Emina ka pozuar edhe me fotografin e njohur shqiptar Fadil Berisha.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj)

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA