Në përpjekje për të rrëmbyer një pjesë nga torta e turizmit, bashkitë po përpiqen të organizojnë aktivitete të cilat nxjerrin në pah vlerat kulturore, natyrore, por edhe të kulinarisë dhe prodhimtarinë e çdo zone.

Bashkia e Prrenjasit për herë të parë ka mbledhur në një panair blegtorë, fermerë e artizanë për të promovuar prodhimet bio, por edhe punimet e dorës ku kostumet e Rrajcës mbajnë kryefjalën.

Kryetari i bashkisë së Prrenjasit shfrytëzoi këtë aktivitet për tu bërë thirrje banorëve sidomos pranë parkut të Shebenikut të përfitojnë nga mbështetja e qeverisë dhe bashkisë për t’i shndërruar shtëpitë e tyre në bujtina për pritjen e turistëve.

Qindra qytetarë të mbledhur në këtë panair, jo vetëm shijuan prodhimet dhe gatimet e zonjave të Prrenjasit, por n uk lanë pa kërcyer dhe vallen e famshme të Rrajcës.

Top Channel