Një pikë në katër ndeshje, Lens zyrtarizon sulmuesin e Leicester

05/09/2023 09:10

Lens, nënkampionët e Francës kanë bërë një nisje shumë të dobët në Ligue 1 me një pikë në katër ndeshjet e para.

Për këtë arsye dhe jo vetëm, pasi Lens do të luajë edhe në Champions League drejtuesit kanë lëvizur në merkato dhe këtë hënë kanë zyrtarizuar Nampalys Mendy.

Senegalezi ishte pjesë e Leicester, ndërsa 31-vjeçari kaloi me parametra zero dhe ka firmosur deri në vitin 2025.

Për Mendy ky është një rikthim në Ligue 1 sepse më parë është aktivizuar me Nice dhe Monaco.

Top Channel