Në hetim për dhunë në familje, tjetër sulmues i Manchester United në telashe

04/09/2023 20:09

Një tjetër rast i ngjashëm më atë të Greenwood te Manchester United.

Mediet në Brazil raportojnë se futbollisti i “Djajve të Kuq”, Antony, aktualisht është nën hetim nga gjykata e São Paulos për dhunë në familje ndaj ish-të dashurës së tij, Gabriela Cavallin.

Probleme pra që vazhdojnë edhe jashtë fushës për ish-sulmuesin e Ajaxit të Amsterdamit, autor i vetëm 8 golave ​​dhe 3 asistimeve në 47 ndeshje me fanellën e Man. United.

“UOLEsporte” pretendon se ka pasur akses në fotot, videot dhe bisedat që dëshmojnë për kërcënimet, frikësimet dhe sulmet fizike të Antonit ndaj ish-partneres së tij. Madje në një video, ku shfaqet Gabriela, shihet edhe një plagë në kockat e gishtave.

Duhet pritur se si do të zhvillohen ngjarjet për lojtarin e lindur në vitin 2000, pjesë e një prej skuadrave më me emër në botë dhe e “Seleçaos”.

Top Channel