I vuri flakën barishteve, por u dogj dy hektarë tokë, në pranga 55-vjeçari në Dibër
27/08/2023 12:49
Një 55-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet për zjarrvënie në Dibër.
Sipas informacioneve të policisë ai kishte ndezur një zjarr në tokën e tij për të djegur barishte dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, dogji një sipërfaqe të madhe toke prej 2 hektarësh, me barishte dhe shkurre.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia, ku së bashku me shërbimin zjarrfikës, bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel