Vatra e zjarrit në Jarua të Fierit vijon të jetë aktive ndërsa flakët e favorizuara nga era kanë përfshirë nëj sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte.
Në këto kushte shefi i zjarrfikësve Zija Hyka ka pohuar se fillimisht efektivet zjarrfikës janë fokusuar pranë banesave pasi flakët janë afruar shumë pranë tyre.
Sipas tij zjarri vijon te përhapet me shpejtësi dhe nëse do te jetë e nevojshme do të kërkohen edhe përforcime të tjera e madje edhe ndërhyrje nga ajri.
“Ne jemi njoftuar rreth orës 13:00 për zjarrin nga banorë të zonës, që zjarri ishte në ullishte. Menjëherë kemi nisur dy automjete zjarrfikëse me dy grupe e më pas kanë ardhur edhe dy grupe të tjera. Jemi pozicionuar më tepër tek banesat. Kemi pasur ndihmë edhe nga Patosi, Reskoveci dhe na janë përgjigjur.”- tha shefi i zjarrfikëses.
Top Channel