
23/02 22:38
Qendërsulmuesi i Milanit, Divock Origi ka rënë në “radarët” e Sheffield United.
Mediet britanike raportojnë se belgu do të rikthehej me kënaqësi në Premier League pas përvojës zhgënjyese me “Djallin” në Itali dhe Sheffield, i cili shfaqi probleme të dukshme në sulm sa përket finalizimit, po e vlerëson seriozisht ish-lojtarin e Liverpool.
Origi nuk u thirr nga trajneri Stefano Pioli për ndeshjen e parë të sezonit kundër Bologna-s këtë të hënë.
Përveç qendërsulmuesit belg, jashtë janë edhe Fode Ballo-Toure dhe Alexis Saelemaekers, si dhe Mattia Caldara. /Supersport
Top Channel