Një tjetër personazh i famshëm italian ka zgjedhur të pushojë në Shqipëri, pas kryeministres Giorgia Meloni.
Komediani, regjisori dhe skenaristi i njohur italian, Checho Zalone ndodhet në bregdetin e kristaltë jonian këtë verë.
Marcela Lati publikoi në rrjete sociale një foto me komedianin e njohur, ndërsa krahas fotos shkruan “Qeshni, nuk do të keni dhëmbë përgjithmonë dhe nuk e dini nëse mund ta përballoni dentistin”.
Zalone është bërë i famshëm me batutat në komeditë “Cado dalle nubi” (Bie nga retë), apo “Che bella giornata” (Sa ditë e bukur).
Kujtojmë se bregdeti shqiptar është kthyer në destinacionin e preferuar të mijëra italianëve këtë sezon veror, ndërsa dhjetëra media ndërkombëtare e konsiderojnë si “Maldivet e Evropës” për natyrën, historinë dhe ujërat e kaltra.
Italianët gjithashtu tërhiqen nga çmimet e lira që Shqipëria ofron në krahasim me vende të tjera.
Top Channel