Nuk ka të sosur stresi këto ditë gushti për maturantët që duan të ndjekin studimet e larta.

Përveç emocioneve dhe ankthit qe është normale, stresi shtohet për shkak të burokracive të administratës që nuk jep zgjidhje kur krijohen përplasje si kjo që i ka ndodhur kësaj maturanteje që vjen nga Konispoli, por për preferencat e saj do të duhet të japë provime.

Kam zgjedhur për mjekësi dhe arkitekturë. Por të dy provimet më kanë renë në të njëjtën ditë. Shkova te arkitektura   më thanë që provimi është vetëm një ditë dhe nuk e ndërrojmë dot. Erdha këtu të QSha ku ka provime disa ditë dhe kërkova ndërrim datë. Por ajo mu përgjigj nuk më intereson fare”-shprehet maturantja.

Testimi i Informatizuar për mjekësi e përgjithshme ka nisur në datë 14 dhe do të zgjasë deri në datën 23.

Jam shumë në stres, pse duhet të privohem unë. Në se hyj për mjekësi dhe nuk fitoj më digjen 3 degët e arkitekturës”.

Në këto ditë gushti është vështirë të gjesh drejtues institucionesh në punë  që mund të japin një zgjidhje  duke i lënë maturantët në stres.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA