Vetëm pak kilometër larg qendrës së qytetit të Shkodrës, qindra familje të lagjeve “Ish-Fermentim”, “Mark Lula” apo fshatrave perreth qytetit, janë pa ujë të pijshëm.
Në disa zona, investimet e bëra në të kaluarën kanë ndikuar më keq duke shkëputur furnizimin me ujë. Banoret thonë se matësit e ujësjellësit janë vendosur, por shërbim nuk marrin.
Mungesa e ujit të pijshëm në këto temperatura shumë të larta ka shqetësuar edhe komunitetet fetare. Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Angelo Massafra dhe Kryemyftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, njëzëri kanë kërkuar që t’i jepet fund vuajtjeve të banorëve.
Pas apelit të komuniteteve fetare, ndërmarrja e ujësjellës kanalizime në Shkodër ka njoftuar se në pranverën e vitit të ardhshëm, falë një investimi të Bankës Gjermane për Investim, do të nisë ndërtimi i rrjetit të ri të ujësjellësit për tre zona të rëndësishme të qytetit.
Top Channel