“Kufizimi i kohës për mbrojtjen në Apel, pa arsyetim të individualizuar”, Beqaj: Mund të cenojë procesin e rregullt ligjor Tirana ofron një larmishmëri atraksionesh turistike, vetëm 11 km larg saj ndodhet një tjetër destinacion tërheqës që është Kanioni i Shkallës së Tujanit i cili ofron një panoramë të mrekullueshme me shkëmbinj të lartë karakteristikë, mes ajrit të freskët, duke e bërë atë një vend ideal për tu vizituar.
“Vij nga Austria, është hera ime e shtatë ose e tetë që vijë këtu në mos gaboj. Për herë të parë e kam vizituar Shqipërinë në 2004. Na shijon peisazhi, malet … këto janë gjërat që na pëlqejnë më së shumti dhe na bëjnë të rikthehemi”, shprehet një turist.
“Është qetë dhe freskët, jam këtu prej tre ditësh, na pëlqen kampingu dhe zgjodhëm të qëndronim në këtë zonë. Shumë shumë bukur“, tregon një turiste.
“Vij nga Kuvajki, më pëlqen këtu! Moti është i mirë, pamja fantastike, malet përreth, vërtet po e shijoj. E prisja të ishte bukur, por i kaloi pritshmëritë e mia. Ju them të gjithëve që duan të vizitojnë Europën, duhet ta nisin me Shqipërinë”, thotë një tjetër turist.
“Nuk e kam eksploruar ende tamam, po me ç’po shoh qenka një mrekulli këtu, për sa i përket pjesës së natyrës, freskisë… Kur erdhëm pamë dhe shumë turistë nuk e prisja të ishte kaq e vizituar edhe nga të huajt, por ja vlen”, shprehet një turist.
Së fundmi, zona ka nisur të eksplorohet nga shumë turistë vendas e të huaj edhe për shkak të ndërtimit të Rrugës së re të Arbrit.
“Vizitorët jo vetëm janë shtuar, por nuk kemi pasur mundësi t’i përballojmë për sa i përket preferencave që ata kanë. Pjesa më e madhe e turistëve vijnë nga vendet Perëndimore. Përveç shtimit të numrit të vizitorëve edhe fshatrat që përmban gjithë rruga e Arbrit rreth 25 km kanë pësuar një ndryshim të madh sepse rruga sjell zhvillim”, thotë një menaxher.
Shqipëria ka një diversitet të lartë natyror brenda territorit të saj e një destinacion që premton shumë për sa i përket turizmit të aventurës por edhe për ata që duan të shijojnë një ditë relaksi në këto ditë të nxehta gushti mes ajrit të freskët është Kanioni i Shkallës së Tuajnit.
Top Channel