Disa studime kanë sugjeruar se njerëzit me racë të përzier perceptohen si më tërheqës sesa pjesa tjetër.

Sipas përfundimeve, mendohet se arsyeja për këtë është procesi gjenetik i heterozës ose fuqisë hibride, që do të thotë se pasardhësit e kryqëzuar kanë përshtatshmëri gjenetike më të madhe se pasardhësit e racës së pastër.

Në studim u morën 1205 foto me fytyra të rastësishme të zeza, të bardha apo të përziera, ndër të cilat fytyrat me raca të përziera perceptoheshin si më tërheqëse.

Sipas National Library of Medicine, ky rezultat shihet si një demonstrim perceptues i heterozës tek njerëzit, një proces biologjik që mund të ketë ndikim përtej thjesht aftësisë tërheqëse për të tjerët.

Mes të famshmëve me racë të përzier është edhe aktorja turko-gjermane, Meryem Sarah Uzerli, e cila u bë e famshme me rolin e Hyrremit në serialin e famshëm “Sulejmani i Madhërishëm”.

Të tjerë të famshëm me racë të përzier janë Zendaya, e cila është me racë të zezë, gjermane, irlandeze, angleze dhe skoceze, apo partneri i Rita Orës, Taika Waititi, i cili është është nga Maori me origjinë hebreje ruse dhe irlandeze.

FOTO GALERI
2/13
Filipinase dhe Australiane

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA