Trafikonte lëndë narkotike/ Policia i sekuestron 54-vjeçarit në Tiranë apartamente dhe garazh me vlerë 420 mijë euro, pasuria me burime kriminale Në Fier vazhdon të digjet një prej vatrave më massive të zjarreve që kanë përfshire vendin 24 orët e fundit.
Masivi pyjor i Peshtanit dhe Kreshpanit në Fier ka angazhuar 8 mjete zjarrfikëse dhe 100 efektive te forcave te armatosura të mbështetur me helikopter nga ajri.
Pasi zjarret shkrumbuan shkurret në anë të rrugës u zbuluan dhe disa arka me municione.
Sipas ministrisë së Mbrojtjes janë gjithsej 5 vatra aktive zjarri këtë të mërkurë. Për shuarjen e tyre janë angazhuar 144 efektivë të Forcave të Armatosura, 13 mjete, 3 zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar.
Po punohet ndërkaq edhe në një vatër zjarri në fshatin Hekal, bashkia Mallakastër dhe izolimin e vatrave në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në bashkinë Vlorë.
Në fshatin Buz, në bashkinë Memaliaj po vijon puna nga terreni për izolimin e vatrës së zjarrit.
Është bërë e munduar shuarja e vatrës së zjarrit në fshatin Skrevan, Bashkia Dimal, ku aktualisht ka vetëm prezencë tymi.
Situata është nën kontroll dhe zjarri po shkon drejt izolimit të plotë në malin e Gjallicës, njësia administrative Shtiqën, Bashkia Kukës.
Top Channel