Trafikonte lëndë narkotike/ Policia i sekuestron 54-vjeçarit në Tiranë apartamente dhe garazh me vlerë 420 mijë euro, pasuria me burime kriminale Një tjetër vatër zjarri sapo është ndezur në fshatin Hekal të Mallakastrës.
Kjo është një zonë kodrinore e mbjellë kryesisht me ullinj. Në vend ngjarje kanë mbërritur efektivet zjarrfikës të Bashkisë Mallakastër për të fikur zjarrin.
Zjarri favorizohet edhe nga era e fortë ndërsa terreni i vështirë e bën thuajse të pamundur fikjen e flakëve me mjete zjarrfikëse, ndërsa po punohet me pompa dore dhe mjete rrethanore.
Gjithashtu masivet pyjore të Peshtanit dhe Kreshpanit në Fier edhe mëngjesin e kësaj të mërkure vijojnë të jenë në pushtetin e flakëve, ndërsa tri banesat në fshatin Kraps në Fier u dogjën të martën si pasojë e zjarreve masive që përfshinë zonën.
Zjarre pati edhe në fshatin Çeprat në Vlorë, ku u dogj bimësia, ndërsa u rrezikuan dhe banesat. Një vatër zjarri u shfaq dhe në fshatin Risili, ku flakët arritën deri në anë të rrugës. Dy vatra zjarri u shfaqën dhe në bashkinë e Tepelenës dhe atë të Memaliaj. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Top Channel