Vijojnë të luftojnë me flakët zjarrfikësit në masivet pyjore të Peshtanit dhe Kreshpanit në Fier, ndërsa në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe helikopterët.

Pak minuta më parë ka mbërritur një helikopter në ndihmë të zjarrfikësve dhe forcave në terren, ndërsa zjarri po përparon.

Një vatër e cila ka qëndruar aktive përgjatë gjithë natës, në mesnatë, ka marrë përhapje më të gjerë duke rrezikuar edhe banesat në Kraps.

Gjashtë mjete zjarrfikëse në janë terren për neutralizimin e flakëve dhe 80 forca ushtrie. Në ndihmë të tyre ka mbërritur edhe helikopteri Cougar.

Era favorizon përhapjen e flakëve dhe riaktivizimin e vatrave të zjarrit.

 

Top Channel