Këngëtari Rigels Rajku ose siç njihet ndryshe nga të gjithë me emrin artistik Noizy, tashmë ka ndarë disa nga përjetimet për koncertin “Alpha Show”, i cili këtë vit do të realizohet sërish.
Noizy ka rrëfyer se këngët e tij të preferuara janë ato që të ndërthurura me përjetimet personale, të cilat ka vendosur t’i pllakosë me atë që ai di të bëjë më mirë, muzikën.
“Secila nga këngët e kanë diçka speciale prandaj ndodhen në albumin ‘Alpha’. Kënga ‘Alo alo’ e prodhuar nga producenti im, ‘Edhe sa’ dhe ‘A je i lumtur’ janë këngët me përjetime të miat që kanë të bëjnë me jetën personale. Janë edhe këngët komerciale, por këngët e mia të preferuara janë ato që kanë të bëjnë me jetën time”, rrëfeu Noizy.
Koncerti i 14 gushtit të vitit të kaluar elektrizoi sheshin “Nënë Tereza”, me një super atmosferë, që mbajti nën ritmet e hiteve mbi 15 mijë persona.
View this post on Instagram
Reperi tregoi se një koncert live në shesh ishte mënyra më e mirë e promovimit të një albumi madhështor si “Alpha”.
“Një mënyrë e promovimit të albumit “Alpha” është të mbledhim njerëzit në sheshe të dëgjojnë live. Atë natë kam kënduar këngën “Jena mbretër 2”, u bë shumë virale, ishte e bukur sepse njerëzit e dinin këngën pa dalë akoma”, shprehet reperi.
Për sa i përket prodhimeve muzikore më të dëgjuara, Noizy zbuloi se këngët që luhen nëpër disko mbeten më të klikuara, pasi fitojnë popullaritet më të lartë.
“Në mesin e 22 këngëve janë diku tek 5 ose 6 komerciale jashtëzakonisht shumë të forta. Janë komerciale që luhen nëpër disko dhe janë vendet ku ka njerëz. Këto janë këngët që marrin më shumë klikime”, tha ai.
Artisti i cili ka rrëmbyer zemrat e shumë personave me muzikën e tij, rikujtoi se organizimi i koncertit “Alpha Show 1” ka hasur vështirësi, përfshirë edhe ftesat që iu bënë 21 artistëve internacionalë.
“Gushti më kujton që vitet do kalojnë por mua do më ngelet si kujtim i bukur që bëmë atë koncertin e madh ‘Alpha 1’. Më kujton adrenalinën, ndjesinë e bukur, vështirësitë që pati, organizmi ishte shumë i madh, përpjekja e jashtëzakonshme të bësh 21 kolegë internacionalë bashkë. Ata e morën ftesën dhe pritën me kënaqësi. Ishte një ndjesi shumë e bukur, i falenderoj të gjithë”, deklaroi reperi.
View this post on Instagram
Në arritjet e mëdha në karrierë nuk mungojnë as momentet emocionale, të cilat janë një tregues i rëndësishëm i punës së jashtëzakonshme për të cilën nuk rresht kurrë. Familja, miqtë dhe ndjekësit janë ata që e kanë përlotur Noizy-n, i cili rrëfen se nuk ka arritur të mbajë lotët në disa momente.
“Mbaj mend që 3 ose 4 herë kam shpërthyer në lot, nganjëherë brenda vetes nganjëherë se mbaja dot as para miqve, kur hyra në skenë, kur përfundoi koncerti dhe kur erdhi mami. Ishin disa nga vështirësitë sepse ishte ai meraku që është koncerti i parë dhe i lutesha Zotit që çdo gjë të shkonte mirë, se në një koncert live çdo gjë mund të ndodhë. 14 gushti ishte i bukur!”, tha reperi,
Adrenalina e përjetuar do të përsëritet sërish, tashmë më 4 gusht, nën synimin e Noizy-t për ta kthyer në një traditë për vendin tonë.
“Bëra premtimin që ‘Alpha Show’ do të vazhdojë çdo vit, vetëm Zoti të na japi jetën, që të kthehet në traditë që në Shqipëri. Në 4 gusht, këngët e albumit do të këndohen live, me orkestër. Kush ishte vjet në koncert e kuptoi diferencën e këngëve dhe energjinë e orkestrës live. Kush s’ishte, s’duhet të bëhet pishman për herë të dytë!”, përfundon artisti.
Pamela Dervishi/ TCH
Top Channel