Dolph Lundgren po shijon një udhëtim me jaht luksoz me të fejuarën e tij, Emma Krokdal, dhe vajzat Ida dhe Greta gjatë pushimeve verore në Greqi.

Ylli i filmave aksion, 65 vjeç, dukej në humor të mirë gjatë një shëtitjeje argëtuese me jaht, e cila vjen disa javë pasi ai zbuloi se iu dhanë ‘dy deri në tre vjet’ për të jetuar mes betejës tetë vjeçare të kancerit, shkruan DailyMail.

Ai u mbështet nga e fejuara e tij Emma, 27 vjeçe, e cila kshte veshur bikini të zeza. Bukuroshja, e cila është 38 vjet më e re se Dolph, kishte vënë një palë syze dielli të errëta dhe bizhuteri të thjeshta.

Ata u zhytën me radhë në ujërat freskuese të oqeanit. Ndërsa në momente të tjera ata uleshin në kuvertë duke biseduar dhe duke ngrënë.

Me gjithë problemet e tij shëndetësore, Dolph ishte i buzëqeshur teksa kalonte kohë cilësore me të fejuarën e tij dhe dy vajzat, 27 dhe 21 vjeç.

Ylli së fundmi zbuloi se ai ka qenë duke luftuar me sëmundjen e kancerit prej tetë vitesh dhe spekuloi nëse përdorimi i tij i tejkaluar i steroideve për ‘bodybuilding’ është fajtor për këtë.

FOTO GALERI
12/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA