Shefja e Shërbimit Stomatologjik Shtetëror Elbasan shkel ligjin, në orarin zyrtar punon në klinikën e saj të palicencuar

10/07/2023 20:44

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një stomatologeje nga qyteti i Elbasanit e cila ka një klinikë dentare të palicencuar në të cilën punon në orarin zyrtar të punës së shtetit.

Emisioni Fiks Fare solli me fakte, mungesën e znj.Leka në punën në shtet dhe prezencën e saj në klinikën e saj private ku vizitoi edhe bashkëpunëtoren e Fiksit. Klinikë të cilën e ka të palicencuar.

Bashkëpunëtorët e Fiksit e kërkuan si fillim znj.Leka në vendin e saj të punës në shtet, vend në të cilin nuk e gjetën dhe jo vetëm aq, por po në institucionin shtetëror bashkëpunëtorët e Fiksit u orientuan për në klinikën e saj private , pasi atje mund të gjendej.

Kështu bashkëpunëtorët e Fiksit shkuan edhe në klinikën e saj private, vend në të cilin vizitoi bashkëpunëtoren e Fiksit po në orarin zyrtar të punës në shtet.

Gazetarët e Fiksit shkuan në klinikën private të znj.Leka, ku kjo e fundit pranoi se po punon në mënyrë të jashtëligjshme por që sipas saj këtë gjë e ka bërë pasi do të shoh nëse ka punë apo jo, që më vonë edhe të bëjë regjistrimin e biznesit.

Aftomeda pranon se është në orarin e punës së shtetit në klinikën e saj, por që për të kjo nuk ndodh herë të tjera, pasi nuk ka shumë punë, madje ajo thotë se do ta mbylli klinikën.

E pyetur nga gazetarët se ku i çon mbetet spitalore ajo thotë se nuk kam patur punë, po ashtu tregon se ai ambient nuk është parë asnjëherë nga inspektorë të shëndetit publik, për të kuptuar nëse janë kushtet e duhura higjienike apo jo.

Aftomeda në prezencë të gazetarëve tha se ndihej shumë keq për këtë situatë që po ndodhte, për faktin që gazetarët ishin në klinikën e saj ndaj edhe u shpreh se nuk do të thotë më asgjë për çështjen, vetëm se do ta mbylli klinikën.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA