Edwin van der Sar në kujdes intensiv pas hemoragjisë cerebrale, njofton klubi i Ajax (fotot)

08/07/2023 17:42

Ish-portieri i Marchester United dhe i kombëtares së Holandës ka pësuar papritur një hemorragji në tru dhe është shtuar në spital, njoftonte ish-klubi i tij në Amsterdam, duke shtuar se gjendja e tij është stabilizuar.

52-vjecari i njohur gjithashtu për kohën e tij me kampionët e Manchester United në Angli, humbi ndjenjat papritur mbrëmë dhe u dërgua me urgjencë në spital, thuhej në njoftim pa dhënë detaje të mëtejshme.

“Të gjithë ne te Ajax i urojmë Edwin një rekuperim të shpejtë. Mendojmë për ty,” thuhej në postimin e klubit në rrjetin Twitter.

Mediat holandeze shtonin se ngjarja ndodhi teksa Van der Sar ishte me pushime në Kroaci.


Van der Sar ka luajtur me klube si Ajax, Juventus e Manchester United, si dhe ka 130 paraqitje me kombëtaren e Holandës

Ai kishte punuar më shumë se një dekadë më Ajax pas largimit nga futbolli si drejtor sportiv para se terhiqej ne maj, teksa skuadra u rendit e treta kampionatin që sapo u mbyll.

FOTO GALERI
1/3
Ai kishte punuar më shumë se një dekadë më Ajax pas largimit nga futbolli si drejtor sportiv

Top Channel