Ndërsa moti fillon të ngrohet, shumë vajza i drejtohen metodave të heqjes së qimeve të trupit para se të dalin në plazh ose të veshin një fund. 

Por sipas dy vajzave të reja, të kesh lëkurë të lëmuar dhe pa qime nuk duhet të jetë një domosdoshmëri.

Sara Puhto dhe Bella Davis janë dy vajza të reja që secila kanë mijëra ndjekës në faqet e tyre në Instagram.

Ato postojnë në rrjete sociale rreth ‘papërsosmërive’ të trupit, duke i nxitur gratë të pranojnë, duan dhe të ndjehen të sigurt me veten, pavarësisht se çfarë mendon shoqëria për to, sipas Bright Side.

Së fundmi ato bënë shumë bujë, duke deklaruar se heqja e qimeve për plazh duhet të jetë opsion, jo domosdoshmëri.

Së fundmi vajzat kanë postuar foto të tyre ku shfaqeshin të veshura me rroba banje, me pjesën e bikinit të pahequr.

“Është zgjedhja juaj personale të rruani, depiloni ose rritni qimet e trupit tuaj”, shkruan ato.

Postimi i tyre u bë shpejt viral dhe mori mbi 40 mijë pëlqime, si dhe disa qindra komente. Por gratë që vendosën t’i përgjigjen mesazhit të tyre pozitiv për flokët, nuk ishin të gjitha dakord me dy influenceret.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA