Plazhi Zvernecit një nga plazhet ranore me shtrirje bregdetare 4,5 km është një nga plazhet më të preferuara  kryesisht për familjarët. Ky plazh është i njohur për rërën kurative ,detin e pastër dhe qetësinë që ofron.

Plazhi i Zvërnecit është një zgjedhje perfekte për të pushuar në ditët e korrikut e sidomos  gjatë fundjavave.

Aty gjen pushues si nga Vlora, ashtu edhe nga Kanadaja dhe Amerika e largët.

Pushuesit e huaj nga Moldavia shprehen se ky plazh u jep qetësinë që duan, sigurinë detare, çmime të mira dhe mikpritje prej shqiptarëve.

“Jam nga Moldavia dhe është hera e dytë që ndodhem në ketë plazh. Deti është i pastër, ushqim dhe njerëzit janë shumë të mirë dhe çmimet e arsyeshme”, tha turistja.

“Është një plazh që na lejon që të luajmë sportet tona, volejboll basketboll dhe të lahemi në plazh”, tha turisti.

“Jam nga Moldavia me pëlqen Vlora, krahasuar me Sarandën çmimet janë më të ulëta dhe deti është shumë i pastër”, tha turistja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA