“Tana i ke hallall”, Egli Tako i kthehet keq ndjekëses, ja ç’thotë për këngën më të fundit të Olsit

02/07/2023 09:11

Egli Tako ka reaguar  për herë të parë për këngën e ish partnerit të saj Olsi Bylykut, “Hallall”.

Një qytetare i ka komentuar Eglit duke i shkruar “Tana i ke hallall”. Koment që ka marrë një përgjigje publike nga Egli në Instastory. Ajo shkruan se kënga ka dy vite që është realizuar dhe se nuk është për të.

“Unë e kam dëgjuar shumë kohë më parë dhe jepja opinione nëse më pëlqente ose jo. Fakti që është lançuar tani tjetër muhabet. E lumtur që ka pasur sukses sepse është material i bukur”, shkruan Egli.

Olsi theu heshtjen një javë më parë duke folur për herë të parë mbi ndarjen e tyre. I ftuar në emisionin “Më lër të flas”, Olsi mohoi që arsyeja e ndarjes ka qenë nëna e tij.

“Historinë tonë e kemi kënduar me dy këngët me Elgin. Nuk kam gabuar as unë as Egli. Ishte zgjedhja më e mirë, për herë të parë në jetën tonë, duke qenë të dy shumë njerëz të përgjegjshëm, zgjodhëm veten tonë. Nuk besoj që asnjërit nga ne nuk i mungon prania e njëri-tjetrit por asnjërit nga ne nuk i duhet prania e njëri-tjetrit”, ka thënë Olsi.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA