Një grua që është 26 vjet më e re se partneri i saj ka thënë se njerëzit mendojnë se ai është i ati.
Allison, 45 vjeç dhe Ben Hornsby, 71 vjeç, u takuan në vitin 1998. Çifti që tani kanë pesë fëmijë, janë shumë të dashuruar, por janë përballur me shumë situata të ndryshme dhe të pakëndshme ndër vite.
“Njerëzit kanë supozuar gabimisht se unë jam vajza e Benit. Mësuesit mendonin se Ben është gjyshi i fëmijëve tanë. Ndjej sikur njerëzit mendojnë se marrëdhëniet me një diferencë të madhe në moshë nuk funksionon dhe ne nuk jemi të lumtur”, tha Allison.
Allison solli në jetë trinjakët Benjamin, Noah dhe Ethan në vitin 2003, në moshën 26-vjeçare, ndërsa Ben u bë baba për herë të parë në moshën 52-vjeçare.
Më pas, tre vjet më vonë, ajo lindi sërish binjakë, Mia dhe Jude, të cilët tani janë 16 vjeç. Ndërsa rritnin fëmijët e tyre, çifti nga Florida u përball me komente negative nga njerëzit.
Allison tha: Ne kemi marrë disa komente negative në postimet tona në Instagram. Marr mesazhe të ndryshme nga burra dhe të rinj të cilët me ngacmojnë në mënyrë seksiste dhe kjo është fyese sepse ne kemi një martesë shumë të shëndetshme. Ben doli në pension në 2010, gjë që e ka lejuar atë të jetë i pranishëm dhe i disponueshëm për të ndihmuar në rritjen e fëmijëve tanë. Gjatë kohës që punonte si postier, ai ndërronte pelenat e fëmijëve dhe ndihmonte në gatim.
Ben shtoi: Sfida jonë më e madhe ka qenë rritja e pesë fëmijëve tanë. Të kesh trinjakë dhe binjakë do shumë punë. Rritja e pesë fëmijëve së bashku ka qenë disi dërrmuese, por ne e bëjmë atë së bashku.
Edhe pse shumë njerëz e kanë kundërshtuar lidhjen e tyre, çifti thotë se familjet e tyre janë shumë mbështetëse, pasi e kanë aprovuar dashurinë e tyre që në fillim.
Megjithatë, disa miq dhe kolegë ishin skeptikë pasi mendonin se marrëdhënia e tyre nuk do zgjaste.
“Ne të dy ishim të rritur, kështu që nuk pamë problem me diferencën e moshës. Nëse e doni vërtet njëri-tjetrin, mos lejoni që askush të ndikojë tek marrëdhënia juaj”, u shpreh Allison.
Top Channel