Filmi live aksion ” The Little Mermaid ” vazhdon të shkaktojë reagime edhe pse mbetet një sukses, këtë herë për shkak të përfshirjes së një ylli porno në kast.

Së pari, ishte çështja e përzgjedhjes së një aktoreje me ngjyrë për rolin e Arielit, sirenës kryesore e cila në filmin vizatimor të vitit 1998 ishte me e bardhë dhe flokëkuqe.

Tashmë një tjetër polemikë ka lindur me aktorin Stefano Tomandini.

Raportimet pretendojnë se aktori në fjalë ka një të kaluar në filmat për të rritur, konkretisht në filma me përmbajtje homoseksuale, ku ai u quajt ‘Dante Ferrari’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by THE PERFECT MAN (@perfectmanmag)

Aktori 24-vjeçar arriti të tërhiqte vëmendjen e drejtuesve të casting-ut, të cilët kërkonin “model me tipare tërheqëse mashkullore” dhe nuk ngurruan t’ia jepnin mundësinë Tomandinit, pa dijeni për përfshirjen e tij në industrinë e pornografisë.

Disney u përball me reagime të shumta për këtë zgjedhje të aktorit, veçanërisht pasi “Sirena e Vogël” është një film që synon kryesisht fëmijët.

“Ata nuk e kishin idenë për videot e Stefanos, dhe me “Sirena e Vogël” që është filmi i madh veror për fëmijët, është pak e turpshme për Disney-n”, tha një burim pranë studios për Toronto Sun.

Gjithashtu, videot erotike të tij për të cilat paguhej mbi 1000 euro janë ende të disponueshme për t’u parë online.

Ai u përpoq të distancohej nga e kaluara e tij dhe postoi foto nga xhirimet e “Sirena e Vogël”, por në fund fshiu llogarinë e tij në Instagram.

Pavarësisht kësaj, filmi po ecën mirë në arkë, pasi tashmë ka mbledhur mbi 468 milionë dollarë në mbarë botën.

Disney ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë apo koment në lidhje me të kaluarën e Stefano Tomandinit.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA