Guardiola humbet një ndihmës, italiani afër të stolit të “Dhelprave”

15/06/2023 19:57

Manchester City ishte autor i një sezoni në kufijt e perfektes teksa The Citizens e mbyllën atë me “tripletën” e famshme të trofeve (Premier League, FA Cup dhe Champions League), ku të besuarit e trajnerit Pep Guardiola nuk ia dolën vetëm në Kupën e Ligës.

Megjithatë, tashmë City është në histori, ku sigurisht puna gjatë një sezoni për të kryer të tilla arritje është e jashtëzakonshme. Tekniku Guardiola ka një staf të gjerë që mendon edhe detajet më të vogla, edhe pse herë pas herë spanjolli humbet element të rëndësishëm në “formacionin” e tij, siç ishte rasti i Mikel Artetës që tashmë është në krye të Arsenal.

Kështu, sezonin e ardhshëm, pritet që Guardiola të mos ketë më në krah edhe Enzo Marescan. Italiani është pjesë e stafit të Guardiolës prej vitit 2022, megjithatë sipas asaj që raporton “The Athletic” duket gati për të nisur një aventurë të re, larg Cityt.

Emri i 43-vjeçarit është lakuar te Leicester si një nga opsionet e mundshme për të marrë drejtimin e “Dhelprave”. Leicester nuk mbijetoi në elitë këtë sezon dhe Marescës mund t’i besohet projekti i ri për të ringjitur skuadrën në Premier League. Në të kaluarën Maresca ka vetëm një eksperiencë si trajner i parë teksa drejtoi Parmën në vitin 2021, por pa lënë shumë gjurmë me aventurën që nuk zgjati më shumë se gjashtë muaj.

Top Channel