Messi-mania, Inter Miami, ekipi i pestë më i ndjekur në Amerikë në Instagram

14/06/2023 16:03

Ndërsa të gjithë po presin zbarkimin e tij në MLS, Lionel Messi aktualisht është në një turne aziatik me Kombëtaren e Argjentinës, pa e pasur mendjen tek efekti që po shkakton transferimi i tij tek Inter Miami.

Vetëm për një javë, pra nga momenti kur vetë Messi deklaroi se do t’i bashkohej skuadrës nga Florida, Inter Miami ka shtuar nga 1 në 8 milionë ndjekës në Instagram.

Një ndikim që nuk po prek vetëm futbollin amerikan por sportin amerikan në përgjithësi.

(Një javë më parë, Inter Miami kishte vetëm 8 1 milion ndjekës)

Cilat janë skuadrat sportive amerikane më të ndjekura në Instagram?

Duke folur për ekipet sportive amerikane, ka shumë që të vijnë në mendje dhe janë shumë të njohura. Megjithatë, janë vetëm katër prej tyre që kanë më shumë ndjekës në Instagram se Inter Miami.

Në numrin 4 kemi Chicago Bulls me 9.7 milionë ndjekës. Në vendin e tretë kemi Cleveland Cavaliers me 15.7 milionë.

Në vend të dytë janë Los Angeles Lakers me 22.8 milionë dhe në vend të parë janë Golden State Ëarriors me 30.6 milionë ndjekës që nga e marta e 13 qershorit.

Inter Miami është i vetmi ekip futbolli brenda Top-5. Asnjë ekip nga MLB ose NFL nuk  në është në listën e ngushtë./ Super Sport

Top Channel