
Policia e Kosovës arrestoi njërin prej organizatorëve te sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri, por gjatë aksionit mbetën të plagosur edhe dy efektivë të saj.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçlai cili njoftoi se në pranga ka përfunduar Milun Milenkovic-Llune, një nga drejtuesit e atij që e përshkroi si formacioni kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe prijësi i bandave kriminale që kanë terrorizuar prej vitesh qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës”.
Sipas Sveçlës, ky individ ishte një ndër nxitësit e sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh. Sirenat e alarmit janë dëgjuar në Mitrovicë të Veriut pasditen e së martës, teksa bëhet e ditur që qytetarët serbë kanë filluar të grumbullohen në qytet.
Një numër i madh njerëzish raportohet të jetë grumbulluar pranë shkollës së mesme teknike në Mitrovicën e Veriut, në afërsi të “Mëhallës së Boshnjakëve” ku ndodhet një numër më i madh i Policisë së Kosovës.
Po në këtë lagje janë parë automjete të blinduara të Policisë së Kosovës dhe numër i madh i policëve. Sa herë që bien sirenat në veri të Kosovës, e që ka ndodhur në disa raste vitet e kaluara, grupe njerëzish të organizuar dalin në rrugë, mbyllin dyqanet, baret e ngrene barrikada.
Më poshtë është një foto e Milun Milenkovic-Llune, ‘kikbokser’.
Top Channel