Shpërthim në shesh xhirimin e “Gladiator 2”/ Gjashtë anëtarë të ekipit dërgohen me urgjencë në spital

10/06/2023 19:01

Një shpërthim zjarri ka ndodhur në shesh xhirimin e filmit “Gladiator 2”.

Gjashtë anëtarë të ekipit që po punonin në vazhdimin e filmit epik të Sir Ridley Scott të vitit 2000, u dërguan me urgjencë në spital pasi u kapën nga flakët kur një top zjarri shpërtheu në xhirime.

Yjet, duke përfshirë aktorin e “Normal People”, Paul Mescal dhe fituesin e “Oscar”, Denzel Washington, dyshohet se ishin rreth e rrotull kur ndodhi incidenti në shkretëtirën e Saharasë në Marok, sipas Mirror.

“Ishte e tmerrshme, një top i madh zjarri fluturoi lart dhe kapi disa anëtarë të ekuipazhit në rrugën e tij”, tha një burim.

“Të gjithë të përfshirët, nga personat më të thjeshtë e deri te emrat e yjeve, janë tronditur nga kjo”, vazhdoi burimi.

Krahas Mescalit dhe Washingtonit, ylli i “The Last of Us”, Pedro Pascal dhe aktori irlandez Barry Keoghan, i cili u nominua për “Oscar” për aktorin më të mirë në rol dytësor këtë vit do të shfaqen gjithashtu në filmin e shumëpritur.

Para incidentit në xhirime, “Gladiator 2” ishte planifikuar të dilte në kinema në nëntor të këtij viti.

Russell Croëe fitoi një “Oscar” për aktorin më të mirë për portretizimin e Maximus Decimus Meridius në “Gladiator” në vitin 2000.

Duke folur në një podcast në janar, Croëe shpjegoi se nuk do të shfaqej në vazhdimin e Gladiatorit, por ndau pak informacion rreth kësaj.

“Pra, ai fëmijë i ri është rritur dhe tani është perandori. Nuk e di se çfarë ndodh tjetër në atë moment, kështu që kjo është ideja. Pra, nuk është një ribërje. Dhe nuk është një vazhdim i drejtpërdrejtë”, tha aktori më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA