Orlando Bloom dhe partnerja e re shijojnë pushimet romantike në Itali, kapen në momente të ëmbla në det

28/07/2026 20:44

Orlando Bloom dhe partnerja e tij, modelja 28-vjeçare Luisa Lemel, janë fotografuar duke kaluar disa ditë relaksi në bregdetin italian, ku janë shfaqur të afërt dhe mjaft të lumtur gjatë një dite në plazh.

Aktori hollivudian dhe modelja e Calvin Klein, të cilët u njohën vitin e kaluar pas ndarjes së Bloom nga këngëtarja Katy Perry, duket se po e forcojnë gjithnjë e më shumë lidhjen e tyre. Për shkak të angazhimeve profesionale, çifti zgjedh shpesh të organizojë pushime të shkurtra për të kaluar kohë së bashku.

Këtë herë destinacioni i tyre ishte Forte dei Marmi, në provincën e Lucca-s në Toskanë, një nga vendet më të preferuara të VIP-ave gjatë sezonit veror.

Në fotot e publikuara nga mediat rozë, Bloom dhe Lemel shihen duke notuar në det, ndërsa nuk mungojnë as momentet plot humor. Modelja shihet duke e ngacmuar aktorin dhe duke e shtyrë në ujë, ndërsa të dy shpërthejnë në të qeshura.

Pushimet e tyre në Itali vijnë në një periudhë kur marrëdhënia mes tyre duket se po ecën mjaft mirë, me çiftin që vazhdon të shfaqet gjithnjë e më shpesh së bashku në udhëtime dhe dalje publike.

Top Channel