Portokalli pushton Sarandën, trupa e aktorëve të humorit të Top Channel sonte do të jenë në Gjirokastër

30/07/2026 12:27

Trupa e aktorëve të Portokallisë dhuroi mbrëmjen e kaluar një tjetër spektakël plot të qeshura dhe argëtim në qytetin bregdetar të Sarandës.

Qindra qytetarë dhe turistë që po pushojnë në Sarandë në këto ditë të nxehta ndoqën skeçet e përgatitura me përkushtim nga aktorët, në turin Verë dhe Portokalle. Atmosfera elektrizuese nuk mungoi në asnjë moment.

Me energjinë që nuk ju shteron asnjëherë, dhe pasionin për të çuar humorin në çdo qytet trupa e Portokallisë ndalet sot në një tjetër qytet turistik, Gjirokastrën, për të vijuar me spektaklin në të gjithë Shqipërinë.

Top Channel