Irina Shayk dhe Devin Booker në qendër të vëmendjes/ Modelja në një lidhje dashurie me ish-partnerin e Kendall Jenner

29/07/2026 12:10

Irina Shayk thuhet se është duke u takuar me ish-të dashurin e Kendall Jenner.

Sipas People, modelja është parë me yllin 29-vjeçar të NBA-së, Devin Booker, në Hamptons, ndërsa një burim i tha revistës se lidhja e tyre filloi pak kohë më parë.
“Devin Booker dhe Irina janë duke u takuar shumë kohët e fundit dhe ata duket se e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin “, tha burimi.


Ai vazhdoi: “Ata u takuan përmes miqve të përbashkët disa muaj më parë dhe po përpiqen të kalojnë sa më shumë kohë së bashku këtë verë përpara se Devin të fillojë stërvitjen. Prisni ta shihni Irinën në disa nga ndeshjet e tij.”
Deri më tani, asnjëri prej të dyve dhe as përfaqësuesit e tyre nuk kanë bërë një deklaratë.

Booker më parë kishte një lidhje me Kendall Jenner, e cila filloi në prill të vitit 2020, por u bë zyrtare në Instagram në shkurt të vitit 2021, në Ditën e Shën Valentinit. Pas dy viteve lidhje, në qershor të vitit 2022, çifti u nda përkohësisht, por ribashkimi i tyre nuk vonoi shumë. Megjithatë, në tetor ata u ndanë përsëri, këtë herë përgjithmonë, me burime nga mjedisi i tyre që raportojnë se ata kishin axhenda shumë stresuese dhe të ndryshme, duke theksuar se ndarja e tyre ishte miqësore.

Top Channel