26/12 20:57
Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Interit.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Ataturk” të Stambollit, Manchester City dhe Interi nuk kanë shënuar asnjë gol.
Pavarësisht se kishin raste serioze për të shënuar, kampioni anglez dhe gjiganti italian hyjnë në pushim pa pranuar gol.
Lajm aspak i mirë për Cityn në këtë pjesë të parë ishte lëndimi i Kevin De Bruynes, i cili u largua nga loja në minutën e 36’, ndërsa në vendin e tij hyri Phil Foden.
Pjesa e parë mbyllet me rezultat të barabartë 0:0.
Top Channel