AF Elbasani bind sulmuesin e njohur, synohet edhe “ish”-i i Vllaznisë e Tiranës

10/06/2023 21:13

AF Elbasani siguroi ngjitjen në Kategorinë e Parë. Në qytet është rikthyer entuziazmi për futbollin dhe të gjithë presin që skuadra të rikthehet sa më shpejt në elitën e futbollit shqiptar.

Drejtuesit e rinj kanë një projekt serioz dhe tepër ambicioz. Dhe po punojnë për të përforcuar sa më shumë skuadrën e drejtuar nga Nevil Dede. Së shpejti pritet të firmosin zyrtarisht me dy emra të njohur të futbollit shqiptar.

SuperSport mëson se verdheblutë kanë arritur akordin me Gerhard Prognin, sulmuesin tropojan. Ndërkohë që po bisedohet me Edon Hasanin, mesfushorin e avancuar shkodran, me të cilin marrëveshja është afër.

Lojtarë me një eksperiencë të madhe mbi supe, të cilët do të japin kontributin e tyre për rikthimin e AF Elbasanit aty ku e meriton të jetë: në Superiore./ Super Sport

Top Channel