Kushtoi 60 mln €/ Liverpooli e humbet falas, rikthehet në Bundesliga

09/06/2023 16:29

Naby Keita është rikthyer në Gjermani. Mesfushori afrikan, i cili është kapiteni i kombëtares së Guineas, i dha fund aventurës 5-vjeçare me Liverpoolin.

The Reds shpenzuan 60 milionë euro për ta marrë nga Leipzigu në verën e vitit 2018, ndërkohë që tani e humbasin me parametra zero.

Keita ka dalë lojtar i lirë dhe ka zgjedhur të rikthehet në Bundesliga. Duke firmosur me Werder Bremen për tri vitet e ardhshme.

Gjatë aventurës në ishull, 28-vjeçari fitoi shtatë trofe, mes tyre titullin kampion dhe Champions League.

Bisedat me drejtuesit, ambienti dhe stili i futbollit që luan Werderi, më bindën të përqafojë këtë projekt.

Trajneri më dhuroi menjëherë një ndjesi shumë të mirë, ai është i bindur se do ta ndihmoj skuadrën.

Klubi dhe filozofia që ekziston këtu, më përshtaten. Ky është hapi i duhur për mua”, deklaroi Keita pas prezantimit.

 

Top Channel