E bujshme te Interi/ Pas 28 vitesh, Piero Ausilio largohet në fund të sezonit nga zikaltrit 02/09 13:08
Marcus Thuram është një nga emrat më të lakuar të kësaj merkatoje. Sezonin e fundit, 2022-2023, sulmuesi i Borussia Monchengladbach realizoi 16 gola dhe dha 7 asistime.
Këto shifra nuk kanë kaluar pa u vënë re nga disa prej klubeve më të mëdha europiane, mes të cilave edhe Milan e Inter.
Sipas raportimeve të medieve italiane Thuram do të largohet nga klubi gjerman dhe Milan është më pranë sulmuesit, se Inter.
Megjithatë nuk duhet harruar se në garë për shërbimet e Thuram është e Paris Saint-Germain, që po kërkon për një zëvendësues të Messit. /Supersport
Top Channel