Finalja e Champions League, Inter zbret në fushë në stadiumin “Ataturk”

09/06/2023 19:55

Pas konferencave për shtyp të trajnerit Simone Inzaghi, dhe lojtarëve Hakan Calhanoglu, Matteo Darmian dhe Lautaro Martinez, Interi zbriti në fushë në stadiumin “Ataturk” në Stamboll.

Sipas raportimeve të medieve italiane, skuadra “zikaltër” u “prezantua” me fushën ku do të luajë finalen e Champions League.

Këtë të shtunë në orën 21:00 Interi do të përballet me Manchester City-n në finalen e Champions League, për trofeun më të rëndësishëm të kompeticioneve europiane për klube.

Top Channel