Ylli i futbollit, Lionel Messi duket se ka gjetur tashmë një shtëpi të re luksoze përpara lëvizjes së tij në Inter Miami.

Ikona e futbollit, e cila frymëzoi Argjentinën në një fitore në Kupën e Botës ndaj Francës dhjetorin e kaluar, ka zgjedhur të bashkohet me skuadrën e MLS- së këtë verë, duke përmbyllur qëndrimin e tij dy-vjeçar me Paris Saint-Germain.

Futbollisti shtatë herë fituesi i Topit të Artë thuhet se ka refuzuar një rikthim në Nou Camp dhe pasuritë e Arabisë Saudite për t’iu bashkuar revolucionit të Inter Miami.

Sipas The Times, bashkimi me ekipin e David Beckham do ta bëjë Messin lojtarin më të paguar në historinë e MLS.

“Do të doja të luaja në Shtetet e Bashkuara dhe të përjetoja jetën dhe ligën atje, por përfundimisht të kthehesha në Barcelonë me një farë kapaciteti. Unë nuk jam duke menduar shumë përpara në afat të shkurtër dhe thjesht dua të shoh se si përfundon sezoni”, ka deklaruar ai më parë.

Sipas “Cadena Ser”, Messi bëri lëvizjen e tij të parë drejt Miamit me blerjen e një apartamenti luksoz në qytet.

Një apartament me vlerë të paktën 8.3 milionë euro, thuhet se është blerë nga argjentinasi në vitin 2021.

Kulla e mrekullueshme e dizajnit Porsche, e përfunduar në 2017, ndodhet në plazhin Sunny Isles në Miami.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA