Lionel Messi i bashkohet skuadrës amerikane, reagon Barcelona

07/06/2023 23:08

Edhe paas rezistencës së klubeve arabe dhe dëshirës së Barcelonës, Messi zgjodhi përfundimisht të luaj në kampionatin amerikan të futbollit Inter Miami.

Barcelona ka publikuar një komunikatë zyrtare, ku i ka uruar suksese argjentinasit.

“Të hënën, më 5 qershor, Jorge Messi, babai dhe përfaqësuesi i lojtarit, informoi presidentin e klubit Joan Laporta për vendimin e lojtarit për t’u bashkuar me Inter Miami, pavarësisht se i ishte paraqitur një propozim nga Barça, duke marrë parasysh dëshirën e FC Barcelona dhe Lionel Messit që ai të veshë edhe një herë blaugrana.

Presidenti Laporta e kuptoi dhe respektoi vendimin e Messit për të kërkuar të konkurrojë në një ligë me më pak kërkesa, më larg nga qendra e vëmendjes dhe presioni ndaj të cilit ka qenë në vitet e fundit.

Joan Laporta dhe Jorge Messi gjithashtu ranë dakord të punojnë së bashku për të promovuar një nderim të duhur nga tifozët e Barçës për të nderuar një futbollist që ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë i dashur nga Barça”, thuhet në komunikatën e klubit”, thuhet në deklaratë.

Top Channel