Pak javë më parë emisioni Fiks Fare solli një investigim mbi mënyrën sesi blihej një vend varri në varrezat e Durrësit, tekniku i kësaj ndërmarrje rezervoi një vend varri me të dhënat që bashkëpunëtorja e Fiksit i nisi kundrejt parave, duke betonizuar dhe vendosur një pllakë.

Por menjëherë pas transmetimit të kësaj kronike punonjësi që mori paratë u arrestua.

Por arrestimi i tij nuk frikësojë njeri, pasi e njëjta skemë vazhdon sërish.  Gazetarët e Fiksit sjellin fakte të reja për shitjen e vendeve të varreve po në varrezat e Durrësit.

Këtë herë përgjegjësi akuzon ish teknikun që u arrestua pas kronikës së Fiksit për këtë problematikë, por gazetarët sollën raste të ruajtjes së vendeve edhe pasi dikush shkoi pas hekurave.

Gazetarët sollën disa raste varresh të rezervuara apo ruajtura. Madje dy prej tyre mbanin emrin e të njëjtit person dhe datën e vdekjes të njëjtë, njëri ishte varri real, tjetri i betonizuar por bosh. Dhjetëra raste të ngjashme gjendeshin vetëm në një parcelë ku gazetarët ndaluan. Vend në të cilin më përpara ishin bërë video nga qytetari , i cili me një shtizë hekuri faktonte varrezat reale dhe ato fiktive.

Për këtë arsye gazetarët kërkuan një përgjigje te përgjegjësi i varrezave i cili për çdo gjë fajësonte personin që Fiksi nxori duke marrë ryshfet për të rezervuar vend varri dhe përfundoi në burg.

Madje përgjegjësi tregon se me ikjen e tij kanë filluar edhe të prishen ato varre që janë të rezervuara, por gazetarët e Fiksit faktuan të kundërtën duke i vënë në dispozicion përgjegjësit video ku dukeshin varre të rezervuara pas datës 4 prill, datë në të cilin u arrestua edhe tekniku. Por në këtë rast përgjegjësi nuk ka përgjigje, ai thotë se këtë e ka bërë një firmë private.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA