Arrihet marrëveshja për mos mbylljen TikTok në SHBA, akordi mund të nënshkruhen të enjten nga Trump dhe Xi Jinping Analisti Arjan Curri foli për një pak të mundshëm mes Berishës dhe Bashës për kryetarin e ri të partisë.
Në studion e Top Story, Curri tha se Basha e përdori Berishën për të marrë partinë, SHBA-të për të larguar Berishën dhe tashmë është në krah të amerikanëve sepse kërkon pushtet.
“Unë besoj që Basha nuk është me Berishën, jo për idealizëm por për pragmatizëm. Basha a gjetur një lob të fuqishëm së Berisha, që janë amerikanët. Është bërë me amerikanët, se njeriu që kërkon pushtet, duhet të behet me më të fortin. U bë pak përpara non gratës me amerikanët, përdori Berishën për të marrë PD, përdori amerikanët për të hequr Berishën dhe do të përdorë dhe mbështetjen e partisë së vulës për tu bërë kryetar partie. A mos ndoshta ka ndonjë marrëveshje nën ujëra me Berishën? Këtë nuk di ta them, e dyshoj por nuk jam i sigurt”-tha Curri.
Sipas Currit, ka tre opsione për “fatin” e Partisë Demokratike.
“Ajo që shoh, PD ose do t’i kthehet në kontroll Berishën, ose do të zgjedhj Bashën vepron e dyzuar, ose do të shkoj drejt një regjence këshilli që nuk di ku do ta ccojë, kjo historikisht është e dështuar. Kur futen disa koka, organizmi çahet.”-shtoi ai.
Top Channel