Ndotja nga plastika! Bisedime në Paris për jetesë në mjedis të shëndetshëm dhe të pastër

29/05/2023 18:22

Një seancë pesë-ditore e bisedimeve është hapur në Paris për të arritur traktatin e përfundimit të ndotjes nga plastika.

Në seancat e tryezave të rrumbullakëta, diskutimet u fokusuan në ngritjen e shqetësimeve të shoqërisë për ndotjen globale nga plastika dhe nevojën për veprime praktike për t’i dhënë fund kësaj situate.

“Ne kemi nevojë për një instrument global dhe veçanërisht një instrument ligjërisht detyrues sepse vullnetarja ka treguar qartë se nuk funksionon. Është vërtet e rëndësishme që të shikojmë ciklin e plotë të jetës së plastikës. Ne duhet të kufizojmë me të vërtetë prodhimin e plastikës”, tha Fabienne Mclellan- Drejtoresha e Menaxhimit të Oqeaneve.

Përfaqësuesit e 175 vendeve u takuan në selinë e UNESCO-s në Paris për të dytën herë nga pesë sesionet, me synimin për të bërë përparim drejt arritjes, deri në vitin e ardhshëm, një marrëveshje historike për ndotjen plastike.

Ndotja nga plastika është një problem global, jo vetëm duke rritur emetimet e dioksidit të karbonit, por edhe duke kërcënuar biodiversitetin, veçanërisht mbijetesën e specieve detare.

Delegatët diskutuan gjithashtu masat për të ecur drejt prodhimit dhe konsumit të qëndrueshëm të produkteve plastike, nevojën për të përmirësuar procesin për përmirësimin e riciklimit të produkteve plastike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA