24/11 17:59
Çifti i shekullit i thanë më në fund “Po” njëri-tjetrit pas 40 vitesh bashkë.
Sipas mediave të huaja, Doña Beba dhe Don Pancho vendosën të zyrtarizojnë lidhjen e tyre në Meksikë.
Genoveva Romero Encinas, 86 vjeçe dhe Francisco Maldonado Valenzuela, 88 vjeç, u martuan në janar të vitit 2023 në famullinë San Pedro de la Cueva.
Qindra njerëz u mblodhën për të festuar me çiftin në ditën e tyre të veçantë ndërkohë që Doña Beba i mahniti të gjithë me një fustan të bardhë dhe një vello që mbulonte fytyrën e saj, ndërsa Don Francisco veshi një kostum dhe kapelë të zezë me prerje kauboji.
Top Channel