FIFA U-15 World Cup & Festival/ Shqipëria mbyll turneun në vendin e 17-të, fiton edhe sfidën e fundit ndaj Perusë 30/10 09:50
Pas vetëm një sezoni në Seria B, Genoa rikthehet sërish në elitën e futbollit italian, Seria A.
Genoa ia doli që të sigurojë ngjitjen, pasi duke mbetur edhe dy ndeshje nga mbyllja e kampionatit, kjo skuadër ka arritur që matematikisht të blindojë vendin e dytë në renditje, pas Frosinones.
Pas fitores 2-1 ndaj Ascolit këtë të shtunë, takim i vlefshëm për javën e 36-të, Genoa shkoi në kuotën e 70 pikëve, plot tetë më shumë se Bari i vendit të tretë.
Kështu pas një “pushimi” prej një sezoni, Genoa rikthehet për të vazhduar punën në Seria A.

Top Channel