Festa kthehet në tragjedi! Ndërron jetë tifozi 26-vjeçar i Napolit, qindra të plagosur

05/05/2023 11:06

Festa për fitimin e titullit kampion, që popullit napolitan i mungonte prej vitit 1990, është kthyer në tragjedi.

Një 26-vjeçar ka ndërruar jetë pas një goditjeje me armë zjarri gjatë festimeve të çmendura.

La Repubblica a raporton se i riu u plagos dhe u transportua menjëherë në spital. Por nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve.

Ndërkohë, La Stampa shkruan se rreth 200 tifozë të Napolit janë plagosur gjatë festimeve të fitimit të Serie A.

Barazimi 1-1 në Friuli përballë Udineses, solli zyrtarizimin e skuadrës së Spallettit kampione Italie pesë javë përpara mbylljes së sezonit.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel