Epoka Maran nisi me humbje, Kombëtarja bie në renditjen e FIFA, Kosova nuk ndryshon
Tashmë nuk ka më dilema: Carlo Ancelotti është kandidati kryesor për stolin e kombëtares së Brazilit.
Pesë herë kampionët e botës, u ndanë me Titen pas përfundimit të Katar 2022.
Skuadra seleçao i është besuar përkohësisht Ramon Menezes. Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit (CBF), Ednaldo Rodriguesha ka pranuar publikisht interesimin për trajnerin e Real Madrid.
Kemi një plan A dhe po e them sinqerisht për herë të parë. Është e kotë ta fshehim: Ancelotti është i preferuari ynë”.
Trajneri italian, prej vitesh një ndër më të mirët dhe më fituesit në qarkullim, ka kontratë deri në vitin 2024 me “Los Blancos”.
Raporti fantastik që krijon me lojtarët është një nga pikat e tij më të forta. 63-vjeçari cilësohet në Brazil si personi i duhur për të rikthyer Kombëtaren te fitimi i Kupës së Botës.
Top Channel